A-Z Lyrics Database
Welcome! Login | Register
Lyrics   »   E   »   Eugent Bushpepa Lyrics   »   Mall Lyrics

Eugent Bushpepa - Mall Lyrics

Font:      
Align:    
  • Një pritje e gjatë, e ëmbël e zjarrtë
  • Ca hapa trokasin si zemër këtë natë
  • Unë ndjek ritmin e saj
  • Dy duar që zgjaten përpijnë në ngrohtësi
  • Ky mall që të djeg nuk njeh kufi as largësi
  • Asgjë në këtë botë nuk mund ta shprehë dot ndjesinë
  • Kur zemrat bashkohen dhe prapë rrahin si një
  • Dua të hesht në këtë natë i shtrirë në këtë shtrat
  • Ku ëndrrat hyjnore shërojnë çdo plagë
  • Të shoh portretin e saj
  • Momentet kalojnë, sekondat nuk falin
  • Orët pasojnë por ndjenjën se ndalin, jo
  • Si më magji hëna shikimet përpin
  • Më sjell vegimin tënd
  • Lot i patharë ndriçojë këtë natë
  • Sonte kumbo prej shpirtit pa fjalë
  • Vetëm një çast dhimbja të më ndalë
  • Ky lot i patharë një ditë do shterojë
  • Nga puthjet e zjarrta që ëndërroi
  • Në atë çast dhimbja do ndalojë
  • E ëmbël kjo jetë por nuk njeh kufi
  • Hërë na përkëdhel, hërë na krijon largësi
  • Ty të kam larg
  • Më bën të luftoj kur fuqitë kanë shteruar
  • Të ëndërroj edhe kur zgjuar jam
  • Si më magji hëna shikimet përpin
  • Sytë tanë puqën sërish edhe pse është fantazi
  • Jetën do ta fal ty
  • Lot i patharë ndriçojë këtë natë
  • Sonte kumbo prej shpirtit pa fjalë
  • Vetëm një çast dhimbja të më ndalë
  • Ky lot i patharë një ditë do shterojë
  • Nga puthjet e zjarrta që ëndërroi
  • Në atë çast dhimbja do ndalojë

  • Report error in lyric




    Latest Eugent Bushpepa Lyrics

    The Mall lyrics by Eugent Bushpepa is property of their respective authors, artists and labels and are strictly for non-commercial use only.
    Copyright © 2009-2026 Azlyricdb.com. All Rights Reserved | Privacy policy | Blog
    You are now viewing Eugent Bushpepa Mall Lyrics